Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Marokut dosjen me prova e fakte ndaj Ruben Saraiva i dyshuar si ekzekutori i Ardian Nikulaj me 19 prill në Shëngjin.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live se provat për të bindur drejtësinë marokene janë përcjellë në rrugë diplomatike duke kërkuar ekstradimin e tij.
Me Marokun s’ka një marrëveshje ekstradimi, por në bazë të reciprocitetit të ndërsjelltë mes dy vendeve ka patur raste të dorëzimit të personave të kërkuar nga drejtësia.
Rusta raporton se:
Gjykata Marokone ka caktuar ndaj Saraivës masën 40 ditë paraburgim për efekt të urdhër-arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Shqipëria".
Saraiva në provat biologjike të tij ka çamçakëzin të lënë në ambientet ku ka qëndruar. Një nga deklarimet e të fejuarës së Haxhias është edhe fakti që ajo është shprehur për hetuesit, ‘e kam fiksuar shumë mirë këtë person sepse ka udhëtuar me ne disa herë. Ka qenë me ne edhe në Tiranë kur kemi blerë motorin. Ky person në karakteristikat e veçanta, ishte një person që konsumonte shumë çamçakëz është shprehur e fejuara e Haxhisë, çka është verifikuar me mbetjet e gjetura në banesë. Të gjitha provat e përftuara i janë dërguar autoriteteve britanike, të cilët në bankën e të dhënave të personave me precedentë penalë, kanë mundur të sjellin të dhënat duke verifikuar. Të gjitha këto prova dhe materiale i janë dërguar Marokut për të gjetur një zgjidhje si do bëhet ekstradimi.
Në rastin e Simpsonit janë kanaçet e birrave dhe bishtat e cigareve. Është i filmuar momenti kur ai futet në ambientet e tualeteve të aeroportit ‘Nënë Tereza’, ndërrohet aty, heq teshat që kishte në momentin e filmimit dhe vesh të tjera rroba. Ai ka pasur një debat me policinë kufitare, ku ka refuzuar për 12 minuta të dorëzojë pasaportën në dalje, në portën dalëse dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia kufitare duke i thënë që nëse s’jep gjeneralitetet fluturimi yt do të anulohet dhe do ndaloheni si person për kalim të paligjshëm të kufirit. Në këto momente ai ka dhënë pasaportën dhe është lejuar të fluturojë drejt Britanisë së Madhe”.
Saraiva kap ditën e dielë në Marok, ndërsa Interpol Tirana njoftoi partnerët për praninë e tij atje. Ruben Saraiva ka lidhje familjare me disa shtetas nga Maroku.



