Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taluant Balla në një intervistë për MCN TV, i pyetur në lidhje me raportin për korrupsionin vitit 2019 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të Berzhit ku Shqipëria renditej e dyta, tha se nuk ishte në dijeni për këtë raport dhe sipas tij duke iu referuar raporteve të “Transparency Inernational” dhe “Doing Business”, vendi ka ecur para.
Unë nuk jam njohur me këtë raport që ju thoni edhe pse në raportet e gjithëpranuara për standartet e tyre të lartë sikurse janë “Transparency International” apo “Doing Business”, Shqipëri ka bërë hapa të konsiderueshëm përpara. Gjithmonë ka një pritshmëri që nata duhet bërë ditë menjëherë, por të mos harrojmë që këto janë procese që po ecin.
Forcimi i drejtësisë së re që po lind mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër, do të japi efektet e veta në luftën kundër korrupsionit.
Fakti që tashmë kemi ndëshkime në nivel të lartë, vendime për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm apo vendime të tjera që lidhen me arrestime prokurorë e gjyqtarë, kryetarë bashkishë të dënuar tashmë dhe që ka një sërë çështjes që janë ende nën hetim për persona që hyjnë nën juridiksionin e SPAK.
Në këtë këndvështrim unë jam i bindur që lufta jonë kundër korrupsionit në mandatin tonë të 3-të do të jetë në një stad tepër të ashpër.
I pyetur nëse mazhorancës i duhet opozita për zgjedhjen e një presidenti konsensual Balla tha:
Kushtetuta përcakton një procedurë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës që ka një mekanizëm zhbllokues, por në 3 raundet e para kërkohet një shumicë e cilësuar.
Duke iu referuar ngritjes së një komisioni hetimor për punën në Kosovë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe bashkëpunimin e mundshëm mes këtij të fundit dhe PS-së, Balla u shpreh se një nga rregullat e politikës është se askush nuk mund të zgjedh kundërshtarin e vetë.
“Ka një rregull në politikë që askush nuk e zgjedh kundërshtarin e vetë.
I pyetur nëse largimi i Ruçit ka lidhje me listën e SHBA-së për zyrtarët e Shqipërisë të shpallur non grada, Balla u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe sipas tij largimi i Ruçit duhet të vlerësohet.
Zoti Ruçi nuk është në asnjë lloj liste, sepse ka ndërtuar një standard të integritetit të lartë moral dhe politik.
Ka raste të largimit nga politika për humbjen e një palë zgjedhjeve, por kur një personalitet i këtij niveli vendos të largohet ky është një rast për tu nderuar dhe ky është një standard qënuk duhet lënë për tu vlerësuar.
Nuk ka aspak lidhje me ato që thoni ju.
I pyetur nëse kërkesa e vazhdueshme e Këshillit Bashkiak për një takim me kryetarin e bashkisë Vlorë Dritan Leli, është një linçim publik pasi nuk pranoi të kandidojë për deputet, Balla u shpreh se është lidershipi i partisë ai që do të përcaktojë se ku do të japin kontributin.
Është lidershipi i një partie politike e cila e përcakton se ku se cili prej nesh duhet të japë kontributin e vetë. Në fund të fundit secili prej nesh është propozim i PS-së, nëse sdo të ishte PS-ja ashkush prej nesh nuk do të ishte në pozicionin ku është sot.



