Analisti Arian Çani komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV dëshminë e dhënë nga kryeministri Rama për inceneratorët, duke u shprehur se qëllimi i ngritjes së komisionit hetimor me urgjencë është shuarja e hetimit ose hedhja e tymit ndaj hetimeve të SPAK-ut.
Mendoj që sot Edi Rama e ka shtuar tymnajën. Jo vetëm Rama, por disa personazhe, duke përfshirë kryetarin e bashkisë. Mendoj që ajo që s’do na thuhet asnjëherë, mendoj se ngritja e komisionit me urgjencë dhe marrja në pyetje e Ramës, qëllimi i vërtetë është shuarja ose hedhja tym e hetimit të SPAK-ut. Kjo s’do të thotë që SPAK-u ishte në rrugën e mbarë. Njerëzit e drejtësisë thonë që precedentë të tillë kur janë ngritur gjithandej, kur kanë ndodhur njëkohësisht me një hetim të drejtësisë kanë dëmtuar hetimin. Ngritja e komisionit gropos plehrën e madhe, aferën e inceneratorëve”.
Analisti tha se kryeministri nuk u ka lënë shteg ministrave që t’ia punonin pas krahëve pasi ka gjithçka nën kontroll.
Janë lojëra fjalësh sepse nëse ka një kryeministër që nuk lë shteg që dikush të punojë pas krahëve të tij është Rama. Ka gjithçka nën kontroll. Është një lloj qoke dalja në komision, para ndërkombëtarëve tregon se ky është vend demokratik, para opinionit publik dhe gazetarëve është një gjethe fiku që tregon se ne nuk i bëjmë gjërat në fshehtësi. Jemi administratorë kokulur, pranoj të thirremi. E gjitha është një lojë. Rama ka të drejtë kur thotë 430 milionë euro. Rama luan me këtë abuzim. Edhe sot insistonte, ma nxirrni këtë shifër nga ju del. Këtu nuk është se do vidhen 430, sepse Rama thotë punën e kam bërë, që të pastrohet Shqipëria. Këtu ai di të dali na situata. Ai justifikon pjesën e tij. Ai thotë se brenda këtij volumi parash mund të ketë abuzime, kush ka abuzuar të dalë para drejtësisë. Unë merrem me veprën thotë ai. Nëse do kishim drejtësi të pavarur, mban kaq erë kjo historia, këto vjedhjet e disa milionëve. Dallohet që janë vjedhur shumë para, sa nuk e dimë akoma. Komisioni Parlamentar s’ka teknikat dhe kompetencat e SPAK-ut që t’i kërkojë llogari. Dhe këtu Rama është në fushën e preferuar shpëlarjes së trurit”, tha Çani.



