
Austria është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Kështu ka deklaruar ambasadori I Austrisë në Prishtinë Gernot Pfandler. Reagimi vjen, pas deklaratës së zëvendëskancelarit austriak Hans-Christian Strashe, i cili sipas mediave serbe ka thënë se Kosova është padyshim pjesë e Serbisë.



