MCN udhëtoi drejt Ujërave termale të Bënjës, 14 km larg qytetit të Përmetit, të cilat tërheqin një numër të lartë vizitorësh.
Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Langaricës.
Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.
Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajnimet e lëkurës.
Përveç banjave termale këtu gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut. Temperatura e ujërave varion 2632°.
Vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga vendet kryesisht aziatike janë të pranishëm.
Ata thonë për MCN se vizitat e tyre në llixha janë jo vetëm për qëllim shëndetësor, por edhe për qetësin dhe bukurinë përreth të zonës, por problem mbetet infrastruktura rrugore.
Që në hyrje të tyre shfaqet rruga me gropa e cila bën që automjetet ti parkojnë vizitorët shumë kilometra larg për të evituar dëmtimet.
Për këtë ata apelojnë për investime nga ana e bashkisë Përmet dhe ministria e turizmit.
Artur Selo është përgjegjës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës, njëherazi shërben edhe si ciceron. Ai thotë se ky vend vizitohet nga mijëra turistë ndonëse vitet e fundit ka patur një rënie sërish mbetet i preferuar.
Rreth 800 turistë e kanë vizituar këtë vend vetëm përgjatë kësaj jave.



