Rastet e reja të koronavirusit në vendin tonë vijojnë të rriten dita-ditës. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shënuar 1124 raste nga 4254 testime të kryera gjithsej. Sakaq këtë të dielë humbën jetën 14 persona, duke e çuar numrin e fataliteteve që prej fillimit të pandemisë në 1460.
Personat të cilët humbën jetën në 24 orët e fundit ishin 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1124
Të shëruar në 24 orë 569
Të shtruar në spitale 437
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 4254
Testime totale 386,195
Raste pozitive 85,336
Raste të shëruara 51,444
Raste Aktive 32,432
Humbje jete 1460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18708
Fier 2789
Durrës 1721
Elbasan 1582
Shkodër 1544
Vlorë 1454
Lezhë 1162
Korçë 989
Berat 911
Gjirokastër 675
Kukës 484
Dibër 413



