Tërmetet dhe lidhja me fazat hënore

Tërmetet dhe lidhja me fazat hënore

Ato janë disa nga forcat më shkatërruese dhe të paparashikueshme në planet.

Por duket se disa nga tërmetet më të mëdha në botë ndjekin një skemë në fund të fundit - ato duket se ndodhin herë pas here kur ka Hënë të plotë ose të re. Kjo ndodh kur tërheqja gravitacionale nga Hëna dhe Dielli në Tokë janë në maksimumin e tyre.

Sizmologët janë përpjekur për dekada të tëra të kuptojnë nëse forcat gravitacionale mund të shkaktojnë tërmet. Ata përgjithësisht janë dakord se baticat në oqeane mund të ndikojnë në dridhje të vogla, me lëvizje të ngadalta në vende të caktuara.

Por një studim i publikuar në vitin 2016 në revistën “Nature Geoscience” ka bërë një lidhje mes tërmeteve dhe baticave që ndodhin dy herë në muaj gjatë hënës së plotë dhe asaj të re.

Studimi zbulon se tërmetet e mëdha rriten në nivel global me rritjen e këtyre baticave.

Satoshi Ide, sizmolog në Universitetin e Tokios, dhe kolegët e tij kanë analizuar tre regjistrime të veçanta të tërmeteve që goditën Japoninë, Kaliforninë dhe tërë globin përgjatë 15 ditësh. Ata zbuluan se tërmete të mëdha si ato që goditën Kilin dhe Tohoku-Oki ndodhën afër kohës së baticës maksimale - ose gjatë hënave të reja dhe të plota kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen.

Pasi monitoruan më shumë se 10 000 tërmete me magnitudë rreth 5.5, studiuesit zbuluan se ata nisnin në një kohë kur batica ishte në maksimum dhe kishin tendencën të shkonin mbi 8.

Ekspertët thonë se janë të shumtë faktorët që shkaktojnë një tërmet, siç është mënyra se si stresi gravitacional transferohet brenda tokës duke bërë që një çarje gjeologjike të lëvizë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy