Sytë mund të parashikojnë sëmundjen e Parkinsonit deri në shtatë vjet para shfaqjes së simptomave

Sytë mund të parashikojnë sëmundjen e Parkinsonit deri në shtatë vjet para shfaqjes së simptomave

Një ekzaminim i syve mund t'i ndihmojë mjekët të diagnostikojnë sëmundjen e Parkinsonit deri në shtatë vjet përpara se të shfaqen simptomat. Kjo sugjerohet nga rezultatet e një studimi të ri që ka vëzhguar një lidhje midis anatomisë së retinës dhe rrezikut të zhvillimit të sëmundjes.

Në veçanti, studiuesit kanë gjetur se trashësia e reduktuar e shtresës së brendshme bërthamore (INL) dhe e shtresës së brendshme pleksiforme të qelizave ganglionale (GCIPL) të retinës mund të jenë biomarkues potencialë parashikues të Parkinsonit.

Identifikimi i këtyre anomalive, nëpërmjet mjeteve të skanimit të syve, si tomografia e kompjuterizuar optike (OCT), i shton provat në rritje për përdorimin e këtij lloji të hetimeve për zbulimin e sëmundjeve të tjera neurodegjenerative, si Alzheimer, skleroza e shumëfishtë dhe skizofenia.

Në këtë fushë kërkimore, të njohur si “ oculomics ”, po vlerësohet edhe mundësia e parashikimit të fillimit të diabetit dhe disa sëmundjeve kardiovaskulare.

Si pjesë e studimit të ri, studiuesit ekzaminuan të dhënat oftalmike të përfshira në dy baza të dhënash të mëdha: AlzEye , e cila nga viti 2008 deri në vitin 2018 mblodhi informacionin shëndetësor të 154,830 njerëzve të moshës 20 vjeç e lart, skanimet e syve 40 vjeç.

Anomalitë e retinës të lidhura me Parkinson, të identifikuara duke analizuar skanimet e syve të njerëzve me sëmundje brenda grupit AlzEye (700 pacientë) u hulumtuan me ndihmën e inteligjencës artificiale në Biobank në Mbretërinë e Bashkuar , e cila zbuloi se 53 njerëz zhvilluan Parkinson pas një mesatare prej 7 vjetësh.

Në mënyrë të veçantë, reduktimi i shtresës së brendshme pleksiforme të qelizave ganglionale dhe shtresës së brendshme bërthamore të retinës u shoqëruan me një rritje prej 62 dhe 70% të rrezikut të zhvillimit të Parkinsonit.

Studiuesit theksuan nevojën për studime të mëtejshme për të verifikuar lidhjen dhe për të mundësuar zhvillimin e teknologjive të afta për diagnostikimin e saktë të Parkinsonit. Kjo do të përkthehej në një të ardhme ku pacientët mund të jenë në gjendje të bëjnë kontrolle rutinë të syve për zbulimin e hershëm të sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy