Për 16 vjet i çoi lule te varri, por zbulon të vërtetën shokuese

Për 16 vjet i çoi lule te varri, por zbulon të vërtetën shokuese

Për gjashtëmbëdhjetë vite me radhë i ka çuar lule dhe është lutur për shpirtin e vjehrrit.

Por krejt papritur zbulon se në atë varr prehej dikush tjetër. Ky është rasti i një gruaje në Itali, e cila u lajmërua pak ditë më parë nga autoritetet në komunën e Milanos, për zhvarrimin e trupit të të ndjerit për ta zhvendosur diku tjetër. Por familja e V.L. është përballur me kufomën e një gruaje sapo është hapur arkivoli.

Njeriu i tyre i dashur kishte ndërruar jetë në qershor të vitit 2002 dhe që prej asaj dite, ata e kishin vizituar shpesh varrin pa e ditur se në të prehej një e panjohur. Familja ka bërë denoncimin në polici dhe në Zyrën e Shërbimeve Funerale për gjetjen e eshtrave të të afërmit të tyre, shkruan ANSA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy