Rama i përgjigjet Dumës: 800 kwh shkojnë 9220 lekë, jeni aritmetikisht të vajtueshëm

Rama i përgjigjet Dumës: 800 kwh shkojnë 9220 lekë, jeni aritmetikisht të vajtueshëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një faturë të energjisë elektrike për të treguar sesa do të paguajë një familje e cila harxhon 800 kwh.

Gjithashtu, Rama duke iu referuar një deklarate të sotme të deputetes Grida Duma, theksoi se, fatura tregon se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media.

 Sipas faturës së bërë publike nga Rama, për 800kwh, familja do të paguajë 9220 lekë.

Çmimi i kilovatit është 9.5 lekë, por duke shtuar tarifën standarde 100 lekëshe e 20% të TVSH-së, ky çmim shkon në 11.4 lekë.

“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800këh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama krah faturës.

Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar lidhur me paketën e re të rezistencës sociale.

 Duma shkruante se me çmimin e re të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë (800 kwh) tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë para.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy