Raporti i DASH, Kalemaj: Qershia mbi tortë e keqqeverisjes Rama (VIDEO)

Raporti i DASH, Kalemaj: Qershia mbi tortë e keqqeverisjes Rama (VIDEO)

Nga studio e lajmeve në MCN Live analisti Ilir Kalemaj ka komentuar lidhur me raportin e DASH për të cilin u shpreh se nuk është aspak copy paste siç e cilësoi kryeministri Rama.

Ai theksoi se ky raport është një nga më të errëtit sa i përket dhe korrupsionit në Shqipëri, i cili përfshin të gjitha hallkat.

Sipas Kalemajt krimi organizuar ka ndërhyrë për ndryshimin e rezultateve në zgjedhje, ndërsa e ka cilësuar si qershia mbi tortë ku evidentohet keqqeverisja e qeverisë Rama.

Raporti i DASH nuk është copy paste siç thotë Rama, dhe kjo vihet re edhe te dy nga pikat aty që ishin për mediat që s’kanë të bëjnë me raportet e mëparshme, pra përkojnë me kohën kur është bërë raporti, por është dhe më i errëti. Raportet e DASH, komisionit evropian, përsërisin të njëjtën gjë, ku evidentojnë korrupsionin. Natyrisht është një korrupsion politik i orkestruar nga lart por që përfshin të gjitha hallkat, pra duke qenë se qeveria ka në dorë të gjithë pushtetin e bën më të kudogjendur atë korrupsion.

DASH kishte disa elementë të rinj si përshembull në lidhje me median, presionet e hapura ndaj politikës dhe grupet kriminale që mblidhnin vota. Krimi organizuar ka ndërhyrë për ndryshimin e rezultateve në zgjedhje. Indceneratoarët, media është paguar për censurim, shërbimin e ka bërë media por jo në interes të publikut por për interesin e xhepit të tyre. Ky është trekëndëshi i Bermudës i vërtet. Ky raport ishte qershia mbi tortë për faktin se evidentonte qartë të vërtetat e hidhura për keqqeverisjen Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy