Mediat në Kosovë: Zgjedhjet e parakohshme me 6 tetor?

Mediat në Kosovë: Zgjedhjet e parakohshme me 6 tetor?

 Pas shpërbërjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që shumë shpejt t’i shpallë zgjedhjet.

Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, deputetët sot votuan pro shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shumë shpejt do t’i shpallë zgjedhjet.

 “Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri. Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore”, përfundon deklaratën e tij presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, burime të Lajmi.net brenda Presidencës kanë bërë të ditur se Thaçi, pritet t’i shpallë zgjedhjet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas këtyre burimeve, zgjedhjet pritet të mbahen më 6 tetor ndërkaq fushata zgjedhore do të zgjas vetëm 10 ditë.

“Po besoj që më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet sepse ashtu është duke u folur. Ndërkaq fushata zgjedhore do të jetë vetëm 10 ditë”, ka thënë ky burim i Lajmi.net.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy