Fakti se çdo ditë ne jemi bombarduar me informacione për ushqimin ose dieta, nuk tregon se çdo informacion që marrim është i saktë. Debatet në lidhje me konsumimin ose jo të bukës janë të shpeshta.
Dietologe dhe biologe Elisavetta Bernarda thekson se buka duhet konsumuar në mënyrë të ekuilibruar. "Për ne nutricionistët buka është baza e dietës sonë dhe modelit të ushqimit mesdhetar", shpjegon Bernardi. "Buka, e bardha ose e zezë, është një ushqim i domosdoshëm në një dietë të ekuilibruar duke pasur parasysh përmbajtjen e saj të lartë të karbohidrateve komplekse, dhe energjinë që sjellin në organizëm, e cila është e ngjashme për të dy llojet e bukës. Nuk është një ushqim i veçantë që ju bën të fitoni ose të humbni peshë, por një diet e ekuilibruar ku mund të konsumoni kaloritë e nevojshme, por që nuk i tejkalojnë normat”. Buka me çerealë, shpjegon Andrea Ghiselli, drejtor i kërkimeve në fushën e ushqimit, ka më shumë fibra në krahasim me bukën e bardhë. Fibrat janë të rëndësishme sepse ato rrisin ndjenjën e ngopjes, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe përbërjen e mikrobit të zorrëve dhe na ndihmojnë të mbajmë nën kontroll kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Për më tepër, sa më shumë fibra të ketë, aq më pak karbohidrate ka ".
Sa bukë duhet konsumuar?
Konsumi është gjithmonë subjektiv - përgjigjet eksperti Ghiselli - sepse varet nga nevojat individuale dhe gjithashtu nga ajo çfarë ju hani gjatë gjithë ditës. Mesatarja e pranueshme do të ishte 3-4 racione prej 50 gramë në ditë të cilat, megjithatë, janë të balancuara me sasinë e makaronave ose patateve që mund të konsumohen në të njëjtën ditë". Në kulturën e vendit tonë ende nuk është e qartë që makaronat dhe patatet mund ta zëvëndësojnë lehtësisht bukën, ndaj nëse konsumoni vakte me dy produktet e parapërmendura buka mund të evitohet./Repubblica.it/



