COVID-19/ 17 raste të reja, shifra e të infektuarve shkon në 433 (VIDEO)

COVID-19/ 17 raste të reja, shifra e të infektuarve shkon në 433 (VIDEO)

17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera në 24 orët e fundit, janë identifikuar në Shqipëri, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 433.

Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familjare tek të afërmit e infektuar me COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë           209 raste

- Durrës           39 raste

- Lushnje         6 raste

- Elbasan         15 raste

- Fier                32 raste

- Kavajë           8 raste

- Rrogozhinë    4 raste

- Korçë             17 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër         52 raste

- Lezhë            14 raste

- Berat              2 rast

- Has                12 raste

- Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

- Pukë              5 raste

- Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy