Pas publikimit të një dokumenti në media dhe rrjetet sociale sipas të cilit memet do të dënoheshin me ligj, ka reaguar kryeministri Rama. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama ironizon analistët dhe komentuesit të cilët sipas tij janë mërzitur se memet do ndalohen, por një gjë e tillë nuk ekziston. "Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit?" shkruan Rama.
Postimi i plotë në Twitter
Shih, shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!



