Studimi: Gati 10 milionë persona të vaksinuar në të gjithë botën

Studimi: Gati 10 milionë persona të vaksinuar në të gjithë botën

Deri me tani janë vaksinuar gati 10 milionë njerëz në të gjithë botën. 

Ky ka qënë raporti i fundit nga një studim i zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ku nënvizohet se deri më tani janë injektuar 9.8 milionë doza të vaksinave anti-Covid. 

Vendi që ka vaksinuar më shumë njerëz deri më tani është Kina, 4.5 milion që nga 31 Dhjetori. 

Ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, me gati 2.8 milion njerëz, dhe Izraeli me një milion. 

Më poshtë janë vendet e para evropiane, duke filluar nga Mbretëria e Bashkuar, gati 945 mijë që nga 27 Dhjetori e cila ndiqet nga Gjermania me 131 mijë. 

Në shtetin fqinj, Itali deri më tani janë vaksinuar rreth 33 mijë persona, ndërkohë që ky studim thekson se bëhet fjalë vetëm për dozat e para dhe jo për injektim të plotë të vaksinës.

Shefi i BioNTech Uğur Şahin ka paralajmëruar  se nëse vaksinat e tjera të koronavirusit nuk miratohen menjëherë në Evropë, vetëm kompania e tij nuk do të jetë në gjendje të mbulojë nevojat e rajonit. 

"Situata nuk është e mirë. Është krijuar një hendek sepse asnjë vaksinë tjetër nuk është miratuar dhe ne duhet të mbulojmë nevojat  me vaksinat tonat", shpjegoi ai në një intervistë me të përjavshmen gjermane Spiegel. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy