Pranga dy të rinjve në Kamëz,  u gjenden 55 kg kanabis

Pranga dy të rinjve në Kamëz, u gjenden 55 kg kanabis

Dy persona janë arrestuar në Kamëz për shpërndare të lëndëve naroktike. Një operacion I policisë së Tiranës, i koduar “Guida”, ka çuar në arrestimin e Fatjon Koxhës, 22 vjeç, dhe Jetmir Hida, 22 vjeç, të dy banues në Zall të Fush-Krujës. Policia ka seskuestruar 55 kg  lëndë të dyshuar si kanabis sativa.

Ata ndodheshin pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin.

Ishte mjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 KB, me drejtues shtetasin Jetmir Hida dhe pas tij ndodhej automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues shtetasin Fatjon Koxha.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Fatjon Koxha, në bagazh, janë konstatuar 4 thesë të zinj, me peshë rreth 30 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt kanabis sativa, ndërsa në mjetin e shtetasit Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme. Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, si dhe një armë zjarri automatike, model 56. Në banesën e shtetasit Jetmir Hida, në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Janë sekuestruar rreth 55 kg  lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

– Një armë zjarri, autometike model 56, me një krëhër dhe 28 fishekë.

– Pesë aparate celularë të markave të ndryshme.

– Dy automjete të markës “Mercedes Benz”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy