Greqia miraton dekretin për zgjerim deri në 12 milje në detin Jon (VIDEO)

Greqia miraton dekretin për zgjerim deri në 12 milje në detin Jon (VIDEO)

Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin nga 6 deri në 12 milje në detin Jon.

Sipas “Protothema” ky është një mesazh që qeveria greke po i dërgon Turqisë.

Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën Supreme nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan media greke.

Sipas “Protothema”, zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit  Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare  përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me Kryeministrin Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy