
Komisioni i BE-së fton vendet anëtare të Shengenit dhe vendet e asociuara me to të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE deri në datën 15 qershor. Sipas Komisionit, megjithëse disa shtete anëtare të BE-së dhe vendet e asociuara të Shengenit po ndërmarrin hapa paraprakë për të lehtësuar masat kufizuese për të luftuar përhapjen e pandemisë, situata mbetet e brishtë si në Evropë, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës. Prandaj është e nevojshme të ruhen masat në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes gjatë udhëtimit në BE.



