Maratona e Tiranës/ Luiza Gega triumfon në garën e 42 kilometrave dhe fiton çmimin e madh, Fatjon Konomi i pari te meshkujt

Maratona e Tiranës/ Luiza Gega triumfon në garën e 42 kilometrave dhe fiton çmimin e madh, Fatjon Konomi i pari te meshkujt

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e edicionit të dhjetë të Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore dhe më sfiduese prej 42 kilometrash.

 

Gega e kaloi vijën e finishit me kohën e shkëlqyer prej 2 orësh, 35 minutash e 35 sekondash, duke siguruar kështu vendin e parë dhe çmimin e madh prej 5 mijë eurosh. 

 

Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve për të njëjtën distancë, fitues u shpall Fatjon Konomi.

 

Pjesëmarrësit kanë konkurruar në maratonën e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratonën 21 kilometra, garën 10 kilometra, kategorinë e re 5 kilometra dhe garën 3 kilometra “We Too”. 

 

Kjo e fundit bëri pjesë personat me aftësi të kufizuara duke përcjellë mesazhin se sporti është për të gjithë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy