
Teksa bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë ngecur në vendnumëro, në anën tjetër Kurti ka pranuar planin franko -Gjerman.
Lidhur me këtë fakt, gazetari Milaim Zeka, thotë se për mos realizimin e të gjitha marrëveshjeve mes dy vendeve të arritura në Bruksel, fajin e kanë Aleksander Vucic dhe Albin Kurti.
Në një komunikim në “MCN live” Zeka e quan Kurtin një sabotues të proceseve integruese në vend dhe të lëkundur në deklaratat e tij lidhur me pranimin ose jo të planit franko-gjerman.
Dialogu ka filluar që në 2013 dhe nuk kemi pasur ndonjë progres të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të cilat janë detyrimisht të bllokuara nga Vucic në Beograd e Kurti në Prishtinë.
Kurti është sabotatori më i madh i të gjitha proceseve integruese të Kosovës, drejtë BE-së, ky njeri duke qenë në opozitë dikur i ka nxjerrur njerëzit në rrugë duke kundërshtuar në atë kohë Planin Ahtisari që solli pavarësinë e Kosovës, dhe tash ja ku jemi.
Të gjitha marrëveshjet e Isa Mustafës, Hashim Thacit, të gjitha janë bllokuar, janë sabotuar dhe kundërshtuar nga kryeministri aktual, kështu që ky me Vucic janë fajtorët kryesor të të gjitha gjërave që i kanë ndodhur Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më tani.
Sipas Zekës, Kurti ose duhet të pranojë planin franko-gjerman, ose të japi dorëheqjen.
Albin Kurti çfarëdo që të thotë në deklaratat e tij ka dështuar, njëherë thotë e pranojmë, pasdite thotë nuke pranojmë, pastaj thotë kam presion, më pas thotë nuk kam. Kështu që asnjeri nuk e kupton qëndrimin e Kurtit, sepse ai nuk ka asnjë qëndrim, është lider fantastik i rrugëve.
Ai me mirë ta pranojë se çfarë i thotë amerikanët dhe Bruksei ose të japë dorëheqje, të marrë valixhet e të kthehet në Norvegji të nusja e tij.
Amerikanët kanë gjunjëzuar burrështetas në botë, dhe Kurti është një buburrec para elefantit amerikan dhe tigrit evropian.
Skenari i Asociacionit do të bëhet 1 milion %, kot mundohet Kurti të vazhdojë me gënjeshtrat e tij dhe të thotë nuk e pranoj.
Nëse ky ka moral politik, njerëzor e patriotik dhe nuk do ta pranojë asociacionin, duhet që të jap dorëheqjen sepse ai duhet të kuptoj se “Zajednica” serbe, nënkupton shkatërrimin përfundimtar të shtetit të Kosovës. Nëse nuk e pranoj, jep dorëheqjen, nëse e pranon duhet të dali para Parlamentit, siç doli Vucic dhe tha jemi të detyruar ta pranojmë planin franko-german për Kosovën.



