Vrau bashkëshortin, dënohet me 14 vite burg 60-vjeçarja

Vrau bashkëshortin, dënohet me 14 vite burg 60-vjeçarja

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me 14-vite burg 60-vjeçaren Drane Deda, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

Pas shqyrtimit të çështjes në themel, gruaja u gjet fajtore për veprën “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare” dhe u dënua me 21-vite burg, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit dhe do të vuaj vetëm 14-vite, në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mëngjesin e 6-nëntorit të vitit 2020, 60-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy