Një efektive policie është kërcënuar nga një 35-vjeçar, dhe për këtë arsye ai po hetohet.
Policia bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. B, banues në Tiranë, i cili akuzohet se ka kanosur e shqetësuar nëpërmjet telefonit 25 vjeçaren E.TH, punonjëse policie.
Kjo e fundit është banuese në qytetin e Korçës dhe punonjëse policie në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në këtë qytet.
Duket se telefonatat dhe mesazhet e vazhdueshme nga 35 vjeçari e kanë shqetësuar policen e re, e cila ka vendosur të marrë një tjetër hap. Ajo ka shkuar pranë komisariatit të Korçës dhe ka bërë denoncimin.
Materialet hetimore në ngarkim të Boshnjakut janë referuar në Prokurorinë e Korçës.
Deklarata e policisë
Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.B, 35 vjeç pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ky shtetas ka kanosur dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit shtetasen E.Th, 25 vjeçe, banuese në Korçë me detyrë punonjëse policie. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.



