Tensione në protestën e Rrjollit, banorët heqin gardhin e vendosur (VIDEO)

Tensione në protestën e Rrjollit, banorët heqin gardhin e vendosur (VIDEO)

Tensione janë regjistruar në protestën e kësaj të shtune në Rrjoll të Velipojës, ku banorët janë përplasur me forcat e policisë në vendin ku po ndërtohet resorti turistik.

Bëhet me dije se pas përplasjes me policinë, disa nga banorët kanë hequr një pjesë të rrethimit me kangjella që ishte vendosur në zonën e ndërtimit. Protestuesit kanë tentuar gjithashtu të bllokojnë makineritë që po punonin në kantier, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga vendi.

Gjatë protestës, banorët kanë lëshuar thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”, duke brohoritur. Ata kanë mbajtur edhe pankarta me mesazhe si “Jemi fëmijët e Rrjollit, toka nuk preket!”, duke shprehur kundërshtinë ndaj projektit për të cilin shprehen se janë shpronësuar padrejtësisht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy