Reforma në drejtësi mësohet të ketë qënë temë kryesore e takimit midis Kryeministrit, Edi Rama dhe Kryetarit të Kuevndit, Ilir Meta.
Dy krerët e vendit u mblodhën sërish në rezidencën qeveritare të shoqëruar edhe nga kryetarët e grupeve parlamentare të dy partive si dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Një tjetër takim mes krerëve të mazhorancës u zhvillua dy ditë më parë në selinë e kuvendit të Shqipërisë.



