Trump shpall emergjencë kombëtare duke anashkaluar Kongresin për 8 miliard $ për murin me Meksikën

Trump shpall emergjencë kombëtare duke anashkaluar Kongresin për 8 miliard $ për murin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës duek anashkaluar Kongresin me qëllimin e vetëm që t’i sigurojë paratë për ndërtimin e murit.

Ndërtimi i murit ishte një premtim kryesor i fushatës së Trump, por demokratët e kanë përshkruar emergjencën si një "shpërdorim i fuqive të pushtetit".

Ai do të nënshkruajë planin së bashku me një projektligj të shpenzimeve që synon parandalimin e përsëritjes së një mbyllje të qeverisë si ajo e fundit që ishte më e gjata në historinë e amerikës.

Ai njoftoi planin pasi Kongresi refuzoi të miratonte faturën për ndërtimin e një muri. Deklarata do t'i japë zotit Trump akses për miliarda dollarë për projektin e tij.

Presidenti kishte kërkuar 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, gjë të cilën Kongresi e kishte refuzuar.

"Do të përballemi me krizën e sigurisë kombëtare në kufirin tonë jugor. Është shumë e thjeshtë ... Ne duam të ndalojmë kriminelët dhe bandat që vijnë në vendin tonë", deklaroi Trump.

Nga Garden Rose në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se gjithkush e di se muret funksionojnë.

Por zoti Trump pranoi se ai do të paditet për këtë veprim dhe parashikoi se urdhri emergjent do të çonte në një veprim ligjor që ka gjasa të përfundojë në Gjykatën e Lartë.  

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të enjten se presidenti do të nënshkruajë një marrëveshje dypartiake të shpenzimeve për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë, por do të deklarojë emergjencën kombëtare në një përpjekje për të siguruar fonde për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën.

Pritet që ky vendim, i cili po vlerësohet si masë antikushtetuese nga kritikët, do të përballet me sfida në aspektin juridik. Madje, edhe disa anëtarë të Partisë Republikane, së cilës i përket presidenti, kanë thënë se ndërtimi i murit në kufi me Meksikën është ide e keqe.

Presidenti amerikan e ka justifikuar ndërtimin e këtij muri me dukurinë e trafikimit të njerëzve dhe drogës në pjesët e kufirit ku nuk ka pengesë fizike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy