Ndoka: Basha është shtojcë e Ramës, gabimet nuk i ka të pavetëdijshme, por të qëllimshme

Ndoka: Basha është shtojcë e Ramës, gabimet nuk i ka të pavetëdijshme, por të qëllimshme

Ish- kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, dhe njëri ndër ish-aleatët kryesor të PD dhe të kreut të saj, Lulzim Basha, në analizën e tij përkitazi me ngjarjet e fundit në PD, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV, se me Bashën nuk do të ketë më asnjë lloj koalicioni mes aleatësh.

Ndoka e cilësoi Bashën si një njëri të pabesë i cili firmos marrëveshje porse nuk i respekton asnjëherë ato.

“Nuk përjashtohet mundësia që dhe partitë e tjera të kenë mundësinë e grupimit, me Bashën kjo do të jetë  e vështirë pothuajse e pamundur ne nuk do bëjmë asnjë lloj koalicioni me të si një njeri i pabesë që firmos marrëveshjet dhe nuk konsultohet për to. Kurse sa i takon Foltores së Berishës, ajo merr një dimension të madh dhe për vetë standardet e demokracisë.

Ndoka, u pyet edhe për mundësinë e kalimit në krah të Bashës, të kreut të PR, Fatmir Mediu, për të cilën tha se nuk e sheh një mundësi të tillë.

“Besoj se poqese se ka humbur besimi te Basha se është sjell në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, ka qenë tinëzar, qëndrimin që e ka mbajtur, tendencën për përjashtim dhe marrëveshjet që ai vetë ka firmosur prandaj e shoh të pamundur bashkëpunimin e mëtejmë me Bashën.

Politikani Ndoka, e quajti kreun e PD-së, Lulzim Basha, si peng dhe shtojcë të Edi Ramës.

“Është rasti i vetëm në 30 vite që përveçse kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet dhe vetë opozitën, porse sot Basha është një shtojcë e Edi Ramës.

Kjo është qesharake se nuk kam pritur që Basha të përfundojë deri në këto nivele madje as se kam dëshiruar një gjë të tillë sepse kam besuar se kush bën gabime mund ti rikuperojë ato, por Basha nuk i ka bërë gabimet pavetëdije por i ka të qëllimshme.

Asnjëherë nuk patëm transparencë për marrëveshjen e Bashës me Ramën në 17 maj, Basha mbeti peng i Edi Ramës që nga ajo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy