Alarmi i policisë: Janë arratisur pesë luanë, mos dilni nga shtëpitë

Alarmi i policisë: Janë arratisur pesë luanë, mos dilni nga shtëpitë

Pesë luanë janë arratisur nga Parku Natyror Kombëtar në Kruger, Afrikë e Jugut, duke shkaktuar alarm në popullatën e zonave përreth. Policia dhe punonjësit e parkut janë në kërkim të kafshëve të egra, me frikën se mund të sulmojnë njerëzit dhe kafshë të tjera.

Nuk dihet ende se si kanë arritur luanët të dalin nga rrethimi i parkut, por policia ka njoftuar qytetarët e zonave në kufi me Mozambikun të mos dalin nga shtëpia.

Zëdhënësi i policisë lokale tha se luanët përbëjnë rrezik pasi zona frekuentohet nga shumë njerëz.

Zona përreth Parkut Kruger është një prej atraksioneve kryesore në Afrikën e Jugut. Ajo kufizohet me fshatra të banuara, ku kanë qendrën e tyre edhe shumë fabrika dhe biznese. / La Stampa / G.S. /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy