
Politologu Ilir Kalemaj, në studion e “MCN live”, analizoi fushatën elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendoret 14 majin dhe faktin se çfarë ndodh në terren me dy grupimet e Partisë Demokratike.
Sipas tij përgjithësisht nga ajo që shihet në ditët e fundit, nuk ka ngritje nga ana e PD zyrtare, teksa nuk kanë gjetur as komisionarë për procesin zgjedhor.
Duke ju referuar sondazheve publike që janë bërë deri tani, po shohim se nuk kemi një ngritje së pari nga ana e PD zyrtare, madje akoma më keq nuk po gjejnë as komisionarët, sic ka raportuar KQZ.
Nga një anë kemi vetëm 14 kandidatë të tyre për bashkitë, 7 u tërhoqën, nga ana tjetër nuk gjejnë dot komisionarët.
Megjithë të themi mbështetjen euroatlantike duke ju referuar deklaratave të tyre, ne po shohim që kemi një ngecje të kësaj force.
Nga ana tjetër Kalemaj thotë se zonat me risk të lartë elektoral janë mjaft të luftuara nga të dy grupet demokratike.
Ndërkohë nga ana tjetër shohim se duke ju referuar zonave me risk të lartë elektoral, dje një raport theksohet se edhe kush janë zonat me risk, normalisht ishte në shkallaren e parë ishte Durrësi, Kamëza dhe Vau i Dejes, natyrisht edhe për shkak të incidenteve pastaj vinin Shkodra, Elbasani, Kurbini, Kavaja, pra janë beteja që do të jene mjaft të luftuara nga të dy palët.
Sipas Kalemaj, janë djegur urat e komunikimit dhe bashkëpunimit për të sendërtuar Koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Nga ana tjetër PD tjetër nuk ka qartësi brenda vetës, dhe si e tillë paraqet vështirësi për votuesit.
Problemi që ka ky koalicion sot që nuk mund të realizohet, jo vetëm për shkak të fragmentarizmit të së djathtës në shumë parti e sigla politike, ndryshe nga e majta, që është futur brenda PS pothuajse krejt, është edhe fakti i vet Sali Berishës, i cili nuk pranohet nga njëra palë, dhe pala tjetër e quan lider historik dhe kryetar në detyrë.
Kështu që në momentin që jem, janë djegur urat e komunikimit dhe bashkëpunimit për të sendërtuar këtë koalicion opozitar. Tani, unë e dëgjova z, Koreshi, por kur ata nuk kanë qartësi mes vete, kur nuk ka qartësi verbi i z.Bardhi, apo znj.Tabaku me z.Alibeaj, çfarë mund të presin nga votuesi që të bëhet bashkë sesa ç’janë këta me njeri-tjetrin.



