Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka sulmuar nga Kuvendi programin elektoral të PD duke e krahasuar me Suden e firmave piramidale. Ahmetaj thotë se me programin e PD Shqipëria falimenton që në vitin e dytë, pasi i hiqen shqiptarëve nga buxheti 590 milionë dollarë.
“Filozofinë, sistemin fiskal. Vjen teoria nga ana tjetër, konfuzion. Diferenca është filozofike, ideologjike dhe shpirtërore. Jo pa qëllim vendosëm taksën progresive. Është liria nga barra fiskale, e qytetarëve me të ardhura të ulëta. 960 milionë dollarë në këto vite që kanë kaluar tek këta qytetarë dhe familje. Taksa 0 dhe taksa progresive është themeli i mandatit të tretë.
Psikologjia e futur nga taksa progresive dhe 0 taksë për biznesin e vogël. Sigurisht mund të helmojmë sa të duash mendje, por në përgjegjshmëri përball shqiptarëve duhet parë se çfarë ka ndodhur në biznesin e vogël. Vijnë dhe duan t’i vendosin 20 mln dollarë taksa. Shqiptarët nuk janë budallenj”, u shpreh Ahmetaj.
Ai thekson se taksa e sheshtë është shkatërruese, me skemën e PD për të ulur kontributet shoqërore e shëndetësore, nga ana tjetër 650 mijë pensionistë rrezikojnë të ngelen pa lekë.
“Në anën tjetër, po në aspektin e përgjegjshmërisë vitin e dytë me këtë program Shqipëria falimenton. Thanë do ulin kontributin, Shqipëria e ka më të ultin aktualisht në rajon. S’ka format më të ulët se ky i joni. Ulja është lajthitje fiskalo-elektorale në dëm të pensionistëve.
Defiçiti i skemës së pensioneve të shkojë gati në 800 mln dollarë, dhe 650 mijë qytetarë shqiptarë të rrezikojnë të ngelen pa pension. Programi tregon se Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë. Programi i PD nuk është program, por variant i Sudes, me ne të gjithë fitojnë”, tha Ahmetaj.



