
Sot dhe nesër, mbahet në Serbi takimi i radhës për “Open Balkan” mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe nga takimet e tjera në këtë takim Zoran Zaev nuk do të jetë pjesëmarrës pasi dha dorëheqjen pak ditë më parë. Në vend të tij do të jetë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.
Në lidhje me këtë takim i ftuar përmes “Skype” në MCN TV ishte analisti nga Kosova, Dorajet Imeri.
Imeri u shpreh se nisma të tilla si “Open Ballkan” janë në dobi të shoqërive, por sipas tij problemi është se Serbia ka aspirata të qarta me vendet e tjera si Kosovën dhe Bosnje Herzegovinën.
Ndërkohë në lidhje me mospjesëmarrjen e Kosovës në takimin e “Open Balkan”, Imeri tha se Kosova nuk mund të bashkëpunojë me Serbinë për sa kohë kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet.
Intervista e plotë:
1.z. Imeri, pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të Ballkanit të hapur ku vihet re mungesa e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, i cili nuk do të marrë pjesë në takim pas dorëheqjes. Në gjykimin tuaj, sa do të ndikojë mungesa e Zaev në vazhdimësinë e kësaj nisme, duke qene se ishte një ndër iniciatorët?
Mospjesëmarrja e tij vjen për shkak të dorëheqjes së tij. Largimi i tij përveç si një akt moral është dhe një impakt për rrjedhjen e këtij procesi politik. Largimi i Zaev nga politika shkund këtë projekt dhe sjellja në disa vende tregon se kjo nismë nuk mund të prodhojë diçka të qëndrueshme.
2.Në këtë takim, priten të diskutohet për vazhdimësinë e marrëveshjeve të firmosura më herët, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe leje punë e ndërsjellët për popujt e tre vendeve, lehtësimin e importeve dhe eksportet si dhe trefishim të kapaciteteve kur secili prej vendeve përballet me fatkeqësi natyre. Në gjykim tuaj, sa mund ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të rajonit këto marrëveshje?
Kemi përmend edhe më herët se nisma të tilla janë përgatitje të mira për vendin për integrimet e vendeve. Por ne kemi probleme që krijohen nga një shtet që është pjesë e projektit, Serbia ka aspirata të qarta në Bosnje Herzegovinës dhe Kosovës. Nisma të tilla janë në dobi të shoqërive. Në një shoqëri të mirëorganizuar do të ishte e mirëpritur, por problematika nuk është te pritshmëritë reale. Kemi të bëjmë me një aktor që ka dy fytyra, në rastin konkret të Serbisë është në atë që po shihet në Bosnje dhe me gjasa mund të plasë një tension ndëretnik.
3.Ndërkohë, Kosova nuk do të marrë jetë sërish pjesë e tryezës, së bashku me Malin e ZI dhe Bosnje Hercegovinën. Sa efektive mund të jetë një nisme e tillë, përsa kohë nuk përfshin të gjitha vendet e rajonit?
Jemi dakord deri diku, por duhet të sqarojmë se kjo nismë në parim është pozitive, por në anën tjetër kemi veprime që flasin kush qëndron pas këtyre ideve.
Kosova ka shumë presione, në fjalinë e parë thamë që Ballkani i Hapur duhet parë si diçka pozitive. Serbia nëse pranon Kosovën si shtet, dhe për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën s’mund të bashkëpunojë me ta.
4. Pse mendoni se Rama dhe Vuçiç po këmbëngulin në zbatimin e kësaj nismë?
Shqipëria është shtet i pavarur dhe kështu duhet të sillet. Serbia shfaqet si një aktor i krijimit të paqes por nga ana tjetër paraqitet si një vend që do të zgjerojë territoret.



