Zguri: Afati i regjistrimit të koalicioneve nuk shtyhet pa marrëveshje politike

Zguri: Afati i regjistrimit të koalicioneve nuk shtyhet pa marrëveshje politike

Anëtari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka reaguar ndaj kërkesës së PS-LSI për shtyrje të afatit të regjistrimit të partive dhe koalicioneve për garën e 18 qershorit.

Zguri e cilëson kërkesën e dy partive jo legjitime dhe që sipas tij do të prishte zgjedhjet.

“Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi. Kërkesa e dy partive nuk është legjitime. Kërkuesit nuk kanë autorizim për këtë kërkesë. Përmbajtja e saj prek zgjedhjet, i prish ato”.

Zguri thotë se KQZ nuk mund të shtyjë afatin e regjistrimit, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka një marrëveshje politike. / ORA/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy