Akuzat për mungesë shërbimi ndaj Luis Meçjas, Spitali i Traumës: Ka marrë trajtimin e nevojshëm fizik dhe psikologjik

Akuzat për mungesë shërbimi ndaj Luis Meçjas, Spitali i Traumës: Ka marrë trajtimin e nevojshëm fizik dhe psikologjik

Spitali i Traumës ka përgënjeshtruar deklaratat e të afërmve të Luis Meçjas, 14-vjeçarit që u plagos pranë shkollës “Fan Noli”, ku sipas tyre në shtet nuk po i ofrohet trajtimi fizik dhe psikologjik i nevojshëm.

Përmes një reagimi, Spitali i Traumës bën me dije se përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike.

Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Sipas deklaratës, 14-vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se s’ka qenë e nevojshme të kërkohet ndihmë jashtë Spitalit Universitar të Traumës.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy