Aksident në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit.

Siç duket edhe nga foto njëra prej makinave është kthyer përmbys, ndërsa tjetra është dëmtuar në pjesën e përparme të saj.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur më saktësisht në fshatin Përparim.

Shkak për këtë aksident me shumë persona të përfshirë mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë për shkak së situatës është krijuar një radhë e gjatë në këtë aks rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy