Konvertimi i patentave deri në 23 gusht/ Policia e Kosovës: Gjoba deri në 1500 euro për shkelësit e ligjit

Konvertimi i patentave deri në 23 gusht/ Policia e Kosovës: Gjoba deri në 1500 euro për shkelësit e ligjit

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga përfundimi i afatit për konvertimin e patentave të drejtuesve të mjeteve nga strukturat serbe që cilësohen ilegale në ato të Republikës së Kosovës zëvendëskomandanti i policisë së Veriut Veton Elshani njofton se pas 23 gushtit do të nis aplikimi i gjobave të cilat variojnë nga 500 deri në 1500 euro.

Për përdoruesit e patentave ilegale pas 23 gushtit do të nis ndëshkimi me gjobë nga 500 deri në 1500 euro. Këtu nuk përfshihen patentat e lëshuara nga shteti serb por ato të strukturave paralele ilegale që ne i trajtojmë sikur nuk ekzistojnë.

Ndër të tjera Elshani shtoi se në momentin që do të përballen me shoferë që kanë patenta të tilla ata do ti kërkojnë të telefonojë dikë që ka patentë të vlefshme që të vijë dhe të heqë mjetin nga rruga.

Vendimi për konvertimin e patentave hyri në fuqi më 9 maj dhe u la afat deri më 9 gusht por sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë kërkesat e larta të qytetarëve të cilat detyruan shtyrjen e kësaj date deri më 23 gusht.

Sipas autoriteteve në Kosovë më së shumti kërkesat për konvertimin e patentave janë paraqitur nga qytetarët në veri të Kosovës rreth 5280 nga 5982 që janë në total. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy