Marrëveshja për pensionet me Italinë, Xhani: Emigrantët nuk do të humbasin asnjë vit pune

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Xhani: Emigrantët nuk do të humbasin asnjë vit pune

Irena Xhani përfaqësuese e Institutit Kombëtar për Asistencën e Qytetarëve në Itali, për nënshkrimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë, sqaron se vitet e punës në Shqipëri do marrin vlerën që kanë këtu, ndërsa në Itali vlerën e atjeshme.

Nga studio e emisionit “MCN Economy”, Xhani tha se me anë të kësaj marrëveshje emigrantët nuk do të humbasin asnjë vit pune.

Deri para marrëveshjes këtu digjeshin kush kishte më pak se 15 vite pune. Imagjinoni që një person me 30 vite punë s’kishte pension as andej dhe as këtej.

Kemi një fluks të madh qytetarësh italianë që vijnë se sa shqiptarë që preferojnë të venë në Itali për punë.

Kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në marrëveshjen dypalëshe.

Ka rreth 22 mijë italianë në Shqipëri mes tyre ka pensionistë që vijnë për shkak të taksimit të dyfishtë, vijnë për të hequr taksat nga Italia dhe këtu nuk paguajnë asgjë dhe ju intereson shumë.

Ka shumë dhe punonjës që përfitojnë. Kjo gjë mund të jetë dhe një incentivë për të ardhur sa më shumë italianë këtu, se e dinë që nuk u vete dëm asnjë vit pune.

Do të ishte penalizim nëse nuk do të përfshiheshin të gjitha kategoritë.

Nuk është lobuar sa duhet, qeveria shqiptare në 10 vitet e fundit loboi për këtë dhe rezultatin e mori.

Kjo është një provë që po të kërkosh, e merr. Tani u përputhën të dyja qeveritë, ndoshta qeveria italiane, po të mos ishte punuar kështu, nuk di nëse do e kishte bërë me vullnetin e vetë.

Është një nga marrëveshjet më të rëndësishme dujke konsideruar numrin e parë të emigrantëve shqiptarë, vjetërsinë e viteve.

Gjithë ata që kanë dhënë kontribut pune në Shqipëri, nuk kanë marrë asgjë mbrapsht.

Dy shtetet më problematike për marrëveshjen me pensionet ishin Italia dhe Greqia, njëkohësisht dy shtetet që kishin më shumë emigrantë shqiptarë.

Shumica e shqiptarëve detyroheshin të jetonin të sforcuar në Itali, pasi nuk u njiheshin vitet e punës dhe rrinin për të marrë pensionin social i cili varion nga 350-600 euro.

Se po tu njihen vitet e punës, ata kthehen në vendin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy