Ajlin Taku, 10-vjeçarja që po sfidon djemtë në futboll: Këtu nuk ka ekipe vajzash, stërvitem me çunat

Ajlin Taku, 10-vjeçarja që po sfidon djemtë në futboll: Këtu nuk ka ekipe vajzash, stërvitem me çunat

Kur dëshira, pasioni dhe vullneti bëhen bashkë, nuk ka pengesë që të ndalë suksesin.

Ky është rasti i Ajlin Takut, një vajzë 10 vjeçare, e cila po sfidon stereotipet dhe po e tregon talentin e saj në futboll.

E ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Ajlin tregon historinë e saj të veçantë dhe pasionin që ka për futbollin. Ajo është aktivizuar me një nga ekipet e djemve në kryeqytet, pasi nuk ka klube për vajza që luajnë futboll në Shqipëri.

Pasioni për futbollin më ka nisur që 4 vjeç, bëja pas te garazhi, dilja në rrugë.

Unë e nisa vet futbollin, pastaj e nisi edhe vëllain, por kam pas babi futbollist. Vëllai është më i madh dhe a kam mësuar unë futbollin, unë në fakt e nisa vet sepse më ka pëlqyer dhe kur u rita pak i thashë prindërve që dua të më çoni në kurs futbolli.

Mami kishte frikë ngaqë shihte futbollistët se si vriteshin, thoshte se mos vritesh edhe ti.

Në kursin e futbollit, ku nuk kishte asnjë vajzë, Ajlin fillimisht u përball me hezitim nga djemtë, por pas pak kohësh ata e pranuan dhe ajo u mësua shpejt.

Nuk kishte asnjë gocë aty të kursi, dhe të gjithë çunat, në fillim u habiten por më pranuan pastaj të gjithë.

Në fillim e kisha me ndrojtje, sepse ngaqë ishit të gjithë çuna aty dhe kish njëfarë hezitimi, por pastaj u mësova shumë shpejt.

Talenti i Ajlin ka tërhequr vëmendjen e trajnerit, i cili është bërë një mbështetje e madhe për të.

Ajo është një shembull i bukur se si pasioni dhe vendosmëria mund të tejkalojnë çdo barrierë dhe të sfidojnë çdo normë, duke treguar që vajzat mund të luajnë futboll me po aq pasion dhe aftësi si djemtë.

Trajeri më ndihmon që të shkoj sa më larg, më thotë bravo.

Unë jam mbrojtës qendre, ngaqë ai ka besim te unë, ishte i sigurt, por unë mdun të bëj edhe pozicione tjera, si mesfushë, sulmi, etj. Unë jam e mirë në mbrojtje por mesfusha më pëlqen pak më shumë.

Unë stërvitem deri në 1 ortë e gjysme në ditë, të hënën, mërkurën dhe të premten, pas shkollës, kurse të shtunën dhe të dielën, kam ndeshjet.

 Kam bërë një gol nga porta në portë por kam bërë edhe nga mesfusha.

E mendoj veten time që do ta vazhdoj futbollin në mënyrë profesionale. Në Shqipëri ekipi që dua është Tirana, në Evropa jam më Milanin. Babi është me Bayernin.

Unë nuk kam shoqe se më shumë rri me çunat, i kam në stërvitje dhe i kam në lagje dhe luaj me to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy