Spotify, u gjobit këtë të martë me 58 milionë korona (5 milionë euro) nga autoritetet suedeze sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave. Kompania nuk e tregon qartë mënyrën se si përdor të dhënat e përdoruesve të saj, vlerësoi autoriteti suedez i mbrojtjes së të dhënave. “ Një person që kërkon qasje në të dhënat e tij duhet të jetë në gjendje të kuptojë lehtësisht se si kompania i përdor këto të dhëna. Dhe në disa raste më komplekse, shpjegimet rreth këtyre të dhënave duhet të jenë të disponueshme jo vetëm në anglisht, por edhe në gjuhën e personit në fjalë”, shpjegoi Karin Ekström, një nga avokatët që drejtoi hetimin brenda autoritetit. Masa e gjobës justifikohet nga vendi që zë platforma në sektorin e transmetimit të muzikës legale dhe duke pasur parasysh numrin e përdoruesve të saj, më shumë se 515 milionë në rezultatin e fundit të muajit prill. Firma Noyb, në origjinën e ankesës kundër Spotify, e mirëpriti vendimin suedez, por i vinte keq për natyrën e tij të vonuar.



