Shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, marshimit i bashkohet Yuri Kim

Shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, marshimit i bashkohet Yuri Kim

Qytetarë shqiptarë së bashku me ambasadorin ukrainas kanë marshuar mesditën e sotme nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit, si solidaritet me Ukrainën që po përballet me agresionin rus.

Marshimit i është bashkuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në sfond luhet kënga e realizuar nga Boiken Lako enkas për luftën heroike të ukrainasve.

Marshimi ka nisur në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00 duke u shtrirë në disa rrugë të kryeqytetit. Policia ka devijuar për pasojë qarkullimin e automjeteve në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Kujtojmë që vende të ndryshme të Evropës kanë zhvilluar protesta, marshime dhe forma të ndryshme solidariteti me Ukrainën, e cila po kalon orë të vështira si pasojë e sulmeve të Rusisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy