Masakra në Malin e Zi/ Kallaba: Autori në gjendje të rënduar psikologjike, vrau dhe dajën e tij (VIDEO)

Masakra në Malin e Zi/ Kallaba: Autori në gjendje të rënduar psikologjike, vrau dhe dajën e tij (VIDEO)

Gazetari nga Mali i Zi, Ismet Kallaba, komenton masakrën me 10 viktima të ndodhur në Cetinje, ku mes viktimave dy ishin fëmijë.

Duke folur për MCN TV, Kallaba tha se nga informacionet e siguruara rezulton se autori e ka kryer i vetëm krimin.

Ka qenë në një gjendje të keqe psikologjike dhe deri sot nuk kemi pasur shumë informacione zyrtare sa i përket këtij krimi. Është një masakër që nuk është parë në Malin e Zi.

E kemi parë ndoshta në shtete të tjera, si SHBA, por në Mal të Zi, kjo është diçka që ndodh për herë të parë fatkeqësisht dhe ngjarja më e rëndë që ka ndodhur.

Nuk ka të bëjë me politikën, Mali i Zi ndodhet edhe një krizë politike dhe kjo ngjarje e bën edhe më të madhe krizën e përgjithshme shoqërore në Malin e Zi.

Cetinja, kryeqendra historike e Malit të Zi është një vend i  njohur, i qetë, ku secili e njeh njeri tjetrin. Ky krim i bën përmasat më të mëdha, duke pasur parasysh këto fakte.

I pyetur nëse autori i masakrës vuante nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor, ai deklaroi se nuk ka shumë të dhëna, përveç faktit që ka vrarë qiraxhinjtë, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur 8 dhe 11 vjeç.

Më pas ka vrarë kush i ka dalë përpara, ka vrarë edhe dajën e tij, i cili ka shkuar i pari dhe i ka thënë ‘çfarë je duke bërë’. Kjo tregon për një gjendje të rënduar të vrasësit dhe nuk e ka ditur se çfarë po bënte.

Kemi të bëjmë me një punonjës të parkut kombëtar Llovqeni, i cili ka përdorur një pushkë gjuetie, me 5 fishekë. Fqinjët e tij e kanë përshkuar si person të qetë por që kohët e fundit ka shfaqur tërheqje dhe nuk ka pasur shumë komunikim edhe me fqinjët.

Para disa ditësh ai ka dërguar familjen e tij, gruan dhe 4 fëmijët, në një qytet bregdetar, gjë që mund të jetë një tregues se e ka bërë këtë akt me plan, ose e ka planifikuar.

Lidhur me reagimin e politikës, Kallaba shtoi se si nga pozita dhe opozita e kanë bashkëndjerë se është diçka që ka tronditur të gjithë opinionin në Malin e Zi dhe qeveria ka shpallur tre ditë zie.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në institucione, është ndaluar muzika në të gjitha vendet publike. Mbrëmë në Ulqin kanë dalë inspektimet në vendet ku ka pasur muzikë.

Kemi solidarizim të paparë sepse ngjarja është shumë e rëndë dhe të gjithë janë solidarizuar. Dhe deklaratat si nga opozita dhe mazhoranca kanë qenë në një drejtim se e bashkëndiejnë atë që ka ndodhur në Cetinjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy