
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot qëndrimin e tij për vetingun në politikë, duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për të ulur korrupsionin në vend.
Basha shkruan mëngjesin e sotëm në “Twitter” se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt Bashkimit Europian.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së,”-tha Basha.
Partia Demokratike ka kërkuar Vettingun e politikanëve, që sipas tyre duhet që të kryehet nga SPAK për rreth 200 figura të rëndësishme të shtetit.



