
“Putini vepron si Hitleri: pas Kievit do të jetë Varshava”. Greg Yudin, sociolog dhe profesor i filozofisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike dhe Sociale në Moskë ka paralajmëruar për të paktën dy vjet pashmangshmërinë e sulmit në Ukrainë, mes skepticizmit të ekspertëve dhe intelektualëve.
Ai parashikoi saktësisht se çfarë do të ndodhte. Dhe ai parashikon më të keqen për të ardhmen: është i sigurt se “Putin nuk do të ndalet, do të kërkojë një fitore ushtarake edhe me çmimin e nisjes së një konflikti bërthamor dhe shkatërrimit të planetit”.
Yudin nuk heziton të përkufizojë strategjinë e luftës të Kremlinit si “naziste”.
Në fillim të marsit të kaluar Yudin, u ndalua dhe u rrah nga policia gjatë një demonstrate kundër luftës. Ai është ende në Moskë, ku italiania Fanpage arriti tek ai. Dhe nuk e ka humbur guximin të thotë atë që mendon.
Ishte e qartë që nga viti 2020, kur Putini e ktheu vendin në një “monarki elektorale” me ndryshime kushtetuese që e lejojnë atë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, dhe më pas shkatërroi kundërshtarët, duke burgosur Alexey Navalny pas helmimit të tij dhe duke arrestuar figura të tjera opozitare. Nëse bëheni perandor dhe eliminoni të gjitha mospajtimet e brendshme, do të thotë që po përgatiteni për një përballje me armiqtë e jashtëm. Ukraina është një luftë mbrojtëse për të. Nuk sulmon, mbrohet. Ai ka frikë nga situata. Në vend, ka një lodhjeje në rritje ndaj pushtetit të tij, veçanërisht tek të rinjtë. Nga jashtë, sepse Ukraina po bëhej një shtet i garantuar ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Putin nuk sheh asnjë ndryshim midis një kërcënimi të brendshëm dhe një kërcënimi të jashtëm. Ai nuk beson në konceptin e opozitës: nëse je rus nuk mund të jesh kundër Putinit. Përndryshe do jesh thjesht një “tradhtar”. Ai shpresonte të përfitonte nga polarizimi politik në Amerikë dhe ndryshimi i qeverisë në Gjermani. Me pak fjalë, ai pa një dritare mundësie për të vepruar. Një veprim i nevojshëm për vetë ekzistencën e tij. Sepse ai ndjen se është i kërcënuar fizikisht. Putin ndihet në qoshe. Ai është i modës së vjetër. Nuk përdor as internetin. Ai sheh një popullsi gjithnjë e më të përfshirë në kulturën globale, të dominuar nga Perëndimi. Dhe e gjithë kjo atij i duket një operacion kundër Moskës. Regjimi akuzon Perëndimin se po shkatërron rininë duke propozuar vlera të papajtueshme me Rusinë. Putin percepton një rrezik në rritje.
Sipas Yudin, Putini i frikësohet NATO-s dhe e konsideron një kërcënim ekzistencial.
Por ai nënvizon se Presidenti rus, ka nevojë për kontrollin ushtarak të Ukrainës, pasi në të kundërt nuk ndihet i sigurt.
Po ashtu Yudin e cilëson shumë të mundur që Putin të sulmojë Poloninë.
Është jashtëzakonisht e mundshme. Për komandantët ushtarakë rusë, kjo nuk është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina nuk ekziston rusët dhe ukrainasit janë “një popull”. Për ta, kjo është një luftë kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Amerikës. Ajo që kemi parë deri tani është vetëm faza e parë e një plani shumë më të madh të agresionit ushtarak. Varshava ndoshta do të jetë objektivi i radhës. Sulmi mund të ndodhë së shpejti nëse dërgesat e armëve përmes Polonisë konsiderohen si akte lufte kundër Rusisë. Por nëse këto furnizime nuk i pengojnë rusët të pushtojnë Ukrainën, sulmi mund të shtyhet. Besoj se Polonia po përballet me një rrezik të afërt. Në fakt, unë besoj se i gjithë planeti është në rrezik real. Kremlini në asnjë mënyrë nuk mund të pranojë humbjen. Nëse nevojitet një sulm bërthamor, do të ndodhë. Nëse është i nevojshëm shkatërrimi i planetit, ai do të shkatërrohet. Por humbja nuk merret parasysh. Pra, opsioni bërthamor nuk mund të përjashtohet. Sigurisht që është në tryezë, nuk ka dyshim për këtë.
Yudin e krahasaon Vladimir Putin me një Hitler të ri, ndonëse shprehet se tingëllon si diçka e rrezikshme.
Gjithmonë kam menduar se ishte marrëzi të krahasosh dikë me Hitlerin. Por tani si shkencëtar social, duke qenë dëshmitar i shumë ekuivalencave strukturore, nuk mund të mos them se në Rusi shoh një lëvizje naziste që vepron. Jo aq fashiste, por realisht naziste. Ajo që po bëjnë në Ukrainë është naziste. Dhe mënyra se si po ristrukturojnë shoqërinë ka diçka të ngjashme me nazizmin. Nuk është e njëjtë, por e ngjashme. Por qeveria ruse pretendon se nazizmi po e lufton atë. Sepse për të paktën 15 vjet, legjitimiteti i regjimit është ndërtuar mbi glorifikimin e fitores në “Luftën e Madhe Patriotike” (Lufta e Dytë Botërore për rusët), e cila ka zënë një hapësirë gjithnjë e më të madhe në kujtesën historike. Dhe në një moment, opozita midis Rusisë dhe Perëndimit u identifikua me kundërshtimin që ekzistonte midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste. ‘Nuk e keni idenë se sa admirues të Adolf Hitlerit ka në Kremlin’, më tha vjeshtën e kaluar një person që ka shumë lidhje në krye të pushtetit. Këta subjekte, besojnë se Hitleri bëri gabime, por nëse do të kishte qenë më i mençur do të kishte triumfuar. Pastaj u habita dhe nuk doja ta besoja. Por tani jam i sigurt se është e vërtetë. Sot jam shumë i sigurt se ekziston një kult gjysmë i fshehur i Hitlerit në mesin e elitës ruse. Nuk e di sa i shtrirë është, por ka.



