
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me dënimin e ulur tashmë për Dritan Dajtin, personi i cili vrau vite më parë 4 efektivë të policisë së shtetit.
Gjatë një takimi me qytetarët në Rrëshen, kreu i qeverisë tha se ne nuk do ti ndahemi këtij vendimi dhe do bëjmë çdo gjë që ta zhbëjmë. Kreu i qeverisë deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me ligjin por me njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, për shkak se u ka ardhur fundi në sistemin e drejtësisë, për të vettingut po i bien me top.
Kryeministri u shprehu keqardhjen për vendimin e gjyqësorit, që vendosi për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.
“Kemi të bëjmë me njerëz të ligj dhe të korruptuar të cilët nuk janë vetëm ata, por janë plot që duke parë se i ka ardhur fundi një sistemi të drejtësisë, po i bien topit. Dhe jo vetëm i ranë me top, por kemi të bëjmë me akt kriminale sepse jo vetëm i liruan por i rivranë. Nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë. Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”, tha Rama.
Rama tha se e akuzuan se është miku i Dritan Dajtit, ndërkohë që sipas tij raportet ndërkombëtare tregojnë se ai ka lidhje me ish-kryeministrin Berisha.
"Sot me dje nuk ka të krahasuar. Guxon Saliu t’i drejtojë gishtin Sandër Lleshit, për gjykatës që janë aty për shkak dhe si rezultat i mbështetjes së Saliut dhe politikës së Saliut. Për një drejtësi që është krokodil që jep shpirt por nuk heq dorë si rezultat i gjithë pellgut dhe pisllëkut që krijoi politika e Saliut që të hajë", deklaroi Rama.



