Raporti: Suedezët, anglishtfolësit më të mirë në botë (VIDEO)

Raporti: Suedezët, anglishtfolësit më të mirë në botë (VIDEO)

Indeksi i aftësisë së gjuhës angleze i vitit 2018, një analizë e kryer  nga kompania e trajnimit “Education first”, ka krahasuar nivelet e anglishtes midis folësve të huaj në 88 vende të botës. Indeksi i hartuar nga testimi i 1.3 milionë anglishtfolësve të huaj, zbuloi se Franca kishte folësit më pak të aftë në gjuhën angleze se çdo vend tjetër i BE-së. Franca u rendit në  vendin e 35-të, duke u futur në grupin "aftësi të moderuara".

Indeksi i aftësisë angleze i kategorizon vendet sipas pesë niveleve. Këto variojnë nga "aftësi shumë e lartë", në të cilën njerëzit mund të përdorin anglishten në nivel të avancuar, të lexojnë me lehtësi tekste të avancuara dhe të negociojnë një kontratë me një anglishtfolës të lindur, deri te "aftësi shumë të ulët", e cila karakterizon njerëzit që mund të prezantohen thjesht, të kuptojnë shenja të thjeshta dhe të japin udhëzime bazike.

Suedezët u renditën më të mirët në botë,  në përdorimin e  gjuhës  angleze. Anglishtfolësit suedezë qëndrojnë të parët në listë, duke lënë pas holandezët,  të cilët në krahasim me një vit më parë kanë rënë me një pozicion dhe renditen të dytët.

Danimarka, Gjermania dhe Belgjika janë midis vendeve të tjera të BE-së që kanë "aftësi shumë të lartë" në anglisht, ndërsa 10 vende të BE-së, duke përfshirë Greqinë, Portugalinë dhe Hungarinë, kategorizohen  në grupin e "aftësisë së lartë".

Në përgjithësi, njohja më e mirë e anglishtes është në Evropë, krahasuar me rajonet e tjera të botës, por raporti thekson se nivelet ndryshojnë shumë brenda kontinentit. Tre nga ekonomitë më të mëdha të kontinentit - Spanja, Italia dhe Franca - kanë mangësi të vazhdueshme të aftësive në gjuhën angleze, ndërsa vendet në Evropën Veriore zënë gjashtë nga 10 pozicionet më të larta në listën  e anglishtfolësve më të mirë.

Në renditjen e përgjithshme, Shqipëria zë vendin e 52-të duke u cilësuar me aftësi të ulëta, ndërsa Libia renditet në vendin e fundit, pas Irakut, Uzbekistanit dhe Kamboxhias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy