Humb kontrollin e mjetit, 24-vjeçari nga Shqipëria përplaset me pemën në Maqedoni (FOTO)

Humb kontrollin e mjetit, 24-vjeçari nga Shqipëria përplaset me pemën në Maqedoni (FOTO)

Një aksident ku është përfshirë një i ri nga Shqipëria ka ndodhur sot herët në mëngjes rreth orës 04:50 të mëngjesit në Kërçovë.

24-vjeçari F.G. nga Shqipëria ka qenë duke drejtuar automjetin “Land Rover”, në të cilin ka pasur dy pasagjerë. I riu ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ka dalë jashtë rrugës.

Makina ka goditur një pemë në bulevardin “Çlirimi” që gjendet në rrethrrotullim.

Ekipet e policisë kanë inspektuar vendin e ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy