Drejtori i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se dezinformimi i publikut në vend vjen nga vetë qeveria.
Ai komision është krejtësisht i paaftë për të kuptuar e çfarë është dezinformimi. Këtu dezinformimi vjen kryesisht nga burime të brendshme. Dezinformimi i publikut vjen nga vetë qeveria. Nëse duam të besojmë dokrrat që Irani mund të nxjerrë 150 mijë vetë në shesh, kjo është fushatë dezinformuese. Kjo që bën Rama duke shpikur agjentura të huaja.
Nuk kanë fuqi të huajt për të mundur dezinformimin e brendshëm, me bashkëpunimin e disa mediave shqiptare.
Problemi jonë është i brendshëm, jo i jashtë, Rama i di këto, por tenton të krijojë një narrativë tjetër, të shpikë armiq të jashtëm.
Nuk shoh asnjë lloj dezinfomimi të paktën në lidhje me protestat. Të vetmet formula dezinformimi janë tentativat për të shpikur pa fakte agjentura.



