Osmani: Shumë shpejt Kosova do të ulet në NATO, do t’ua kthejë borxhin

Osmani: Shumë shpejt Kosova do të ulet në NATO, do t’ua kthejë borxhin

Presidentja Vjosa Osmani, ka falënderuar sot shtetet e NATO-s që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve që ndodhej populli i Kosovës 25 vite më parë.

Deklarata e Osmanit u bë gjatë homazheve që zhvilloi sot bashkë me ambasadorët te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s.

Kryetarja e shtetit tha se beson që shumë shpejt Kosova do të ulet në NATO krah këtyre miqve dhe do t’ua kthejë borxhin duke ndihmuar në vende tjera.

Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë prandaj edhe sot jam shoqëruar nga ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve mike, shteteve që edhe sot qëndrojnë pranë Kosovës jo vetëm më 24 mars të 99’s, por edhe sot kur ne po përballemi me sfida të shumta për ta fuqizuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht. Dua edhe një herë në emër të popullit të Kosovës, t’i falënderoj nga zemra secilin nga ushtarët e NATO-s që e rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë tonën. I falënderoj të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës, por na dolën zot, na erdhën në shpëtim dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh përderisa ne punojmë bashkërisht që Kosova e sotme t’i bëjë qytetarët e miqtë e saj të mburren me sukseset në zhvillim e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy