
Diego Longo nuk është më trajner i Teutës. Klubi durrsak ka njoftuar këtë të diel, shkarkimin e teknikut italian.
Humbja e fundit me Vllazninë, ka rezultuar fatale për Longon, të cilit i është komunikuar shkarkimi.
Rezultatet e dobëta në këto javë të para sollën këtë ndryshim me Teutën që mori vetëm 4 pikë në 5 ndeshje.
Në orët e ardhshme pritet të zgjidhet edhe trajneri i ri.



