SPAK i komunikon akuzën ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla (VIDEO)

SPAK i komunikon akuzën ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla (VIDEO)

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla akuzohet për “mosdeklarim të të hollave në kufi”. Kjo akuzë i është komunikuar të mërkurën nga SPAK (Prokuroria e Posaçme), ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Mësohet se bëhet fjalë për një mosdeklarim të një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës s ëish-kryeprokurorit.

Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij.

Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting.

Por, Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Në 11 qershor të 2018, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.

Pas këtij vendimi ende nuk dihet vendodhja e saktë e Adriatik Llallës, ndërsa gjurma e fundit erdhi nga Turqia, kur ish-kryeprokurori i kishte dërguar një prokurë në turqisht avokatit të tij përfaqësues në KPA, Sokol Hazizajt, në turqisht, ku nga vula apostile, u dallua se Llalla ndodhej në Turqi asokohe.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy