Padia kolektive, Soko: Ligji, përpjekje për ta vrarë këtë procedurë. Qëllimi, pengimi i padive ndaj shkeljeve të qeverisë

Padia kolektive, Soko: Ligji, përpjekje për ta vrarë këtë procedurë. Qëllimi, pengimi i padive ndaj shkeljeve të qeverisë

Pano Soko, ekspert ekonomie nga studio e MCN Economy ka komentuar lidhur me projektligjin e ‘padive kolektive për të cilin u shpreh se ky ligj është një përpjekje për qtë vrarë këtë procedurë.

Ai tha se qëllimi i vetëm i këtij projektligji është pengimi i padive ndaj shkeljeve të qeverisë. Sipas tij, një ligj tw tillë nuk e sheh jo si një mundësi për të ndryshuar diçka, por një formë për të mbuluar gjithçka që cenon një pjesë të mirë të qytetarëve që mund të ishin dhe paditës.

Ne kemi pasur disa raste me dhjetëra së fundmi që kanë dashur angazhimin e një padie kolektive, në atë padi ku njerëz të paorganizuar u është dashur të ngrihen. Këtë ligj e shoh si një përpjekje për të vrarë këtë procedurë dhe matrikullimi që i bëhet shoqërisë, është thjesht pengesë që i bëhet shoqërisë, sepse në momentin që nuk bëhemi dot bashkë kjo nuk ndodh. Prandaj kjo e gjithë bëhet për ta penguar sepse askush s’do të ketë më iniciativën për të marrë përsipër gjithçka sepse në fund e gjithë kjo është për ta penguar. Nëse ka vullnet për ta bërë, nëse e bëjnë çfarë përfitojmë ne nga kjo?  Këtu ka shumë çështje që do kërkonte një numër padish, që do shkonin në mijëra nëse do ekzistonte një ligj i tillë, por e shoh jo si një mundësi për të ndryshuar diçka, por një formë për të mbuluar gjithçka që cenon një pjesë të mirë të qytetarëve që mund të ishin dhe paditës. Dëmi i shkaktuar dhe dëmshpërblimi që do u jepet do ishte shumë i lartë, pra këta po përpiqen për ta penguar këtë gjë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy